Dhuratë 206 mijë euroshe, gruaja lë pa fjalë yllin e Italisë

Gosip | 6 vite më parë

Një dhuratë e veçantë për ditëlindjen e Lorenzo Insigne. Kapiteni i Napolit mori si dhuratë për 29-vjetorin një makinë flakëruese nga gjysma e tij e ëmbël, Jenny Darone. Bëhet fjalë për një “Lamborghini Huracan EVO” me vlerë më shumë se 206 mijë euro, të cilin e gjeti në shtëpinë e tij, me një fjongo të madhe të kuqe, siç dëshmohet nga fotografia e “NapoliMagazine.com”. Një surprizë vërtet e këndshme dhe e kushtueshme për yllin e kombëtares së Italisë. Makina e re e Insigne është një “bishë” e vërtetë. Ajo ka një motor që siguron deri 325 km/orë. “Evo” është evolucioni i fundit i modelit më të suksesshëm të Lamborghini, duke pasur performancën mekanike më ekstreme të makinave sportive, e vlerësuar veçanërisht në përsosjet aerodinamike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme