Nuk ka gola në Rrogozhinë, Pogradeci ndal Besën

Ka përfunduar në barazim pa gola 0-0 sfida Besa-Pogradeci, e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Parë. Mungojnë golat dhe rastet për shënim në sfidën e luajtur në “Egnatia Arena”, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.
Kavajasit janë më kërkues, por liqenorët mbrohen mirë dhe arrijnë që të marrin një rezultat pozitiv në një transfertë të vështirë. Besa bën një hap fals, ndërsa Mema merr një tjetër rezultat pozitiv në krye të Pogradecit.
Kavajasit ngjiten në kuotën e 32 pikëve në klasifikim, ndërsa liqenorët kalojnë Lushnjën në renditje, pasi tashmë kanë 19 pikë dhe futen në zonën Play Off.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




