Java e gjashtë e kampionatit të vajzave, spikat takimi Partizani-Vllaznia

Java e gjashtë e kampionatit të futbollit të vajzave do të luhet e ndarë në tre ditë, të premten, të shtunën dhe të dielën. Sfida e parë do të luhet sot, në orën 14:30. Laçi do të përballet me Tiranën në kompleksin sportiv “Zmijani”.
Të shtunën do të luhen tre ndeshje. Apolonia – Lushnja do të zhvillohet në orën 10:00, në Fier. Dy takimet e tjera do të luhen në orën 13:00. Teuta do të përballet me Gramshin, ndërsa Egnatia me Kinostudion.
Java e gjashtë e kampionatit të futbollit të vajzave do të mbyllet të dielën me supersfidën Partizani – Vllaznia. Ky takim do të luhet në orën 13:00, në stadiumin “Arena e Demave” dhe do të transmetohet në RTSH.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




