Kategoria e Parë, Besa nuk ndalet, Apolonia bie në kohën shtesë

Skuadra e Besës ka mundur që të fitojë në Fier një ndeshje, e cila nisi në mënyrën më të keqe. Apolonia vendase kaloi në avantazh në të 17′. Portieri i Besës, Mehidri gaboi rëndë duke e tepruar me mbajtjen e topit, përfiton Topi, i cili e ndëshkon.
Besa nuk u pajtua me rezultatin dhe shënoi shumë shpejt golin e avantazhit duke dhënë një sinjal të qartë për vendasit. Në të 30′ ishte Mazrekaj autori i golit të barazimit.
Edhe në pjesën e dytë Besa mori më shumë iniciativën duke kontrolluar lojën në pjesën më të madhe të saj. Por goli i fitores erdhi në minutat e fundit. Saktësisht në të parën prej katër shtesë, të akorduara nga kryesori. Goxha i dha tre pikët e radhës Besës, e cila fluturon në vendin e parë me 18 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




