Besa ndalet në “Roza Haxhiu”, fitojnë Vora dhe Pogradeci

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Pas 4 fitoreve radhazi në kampionat, kryesuesit e Besës ndalen për herë të parë këtë sezon nga një rival, që gjithashtu synon ngjitjen në “Abissnet Superiore”. Nuk ka gola dhe fitues në “Roza Haxhiu”. Mbyllet në barazim 0-0 përballja mes Lushnjës dhe Besës, që u transmetua drejtpërdrejt në Radio Televizionin  Shqiptar.

Pogradeci vuan përballë Erzenit të vendit të fundit, por falë një goli të shënuar nga Panadic në fundit e takimit arrin të marrë tre pikë të çmuara.

Vora konfirmohet si pretendente për tu ngjitur në Abissnet Superiore. Të besuarit e Bellait fitojnë në Peshkopi përballë Korabit vendas 1-0, falë një goli të shpejt të shënuar nga Avdiu.

Kastrioti fiton 2-1 përballë Burrelit. Nesër do të luhen edhe 2 takimet e fundit të javës së pestë të Kategorisë së Parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme