Kategoria e Parë: Apolonia-Besa dhe Erzeni-Kastrioti në RTSH

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 6-të të Kategorisë së Parë. 5 takime do të zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa të dielën do të luhet takimi Erzeni-Kastrioti.
Java e 6-të sjell përballje shumë interesante. Spikat ndeshja që do të luhet në “Loni Papuçiu” mes Apolonisë vendase dhe kryesuesve të Besës, takim që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.
Vora do të përballet me Pogradecin, Flamurtari do të presë në Vlorë debutuesit e Valbonës. Lushnja udhëton drejt Burrelit, ndërsa Kukësi do të ndeshet me Korabin. Të gjitha këto takime do të luhen të shtunën në orën 16:00.
Java do të mbyllet të dielën me ndeshjen Erzeni-Kastrioti, që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




