Kastrioti zyrtarion 7 afrime në skuadër

Kastrioti nuk po shkëlqen këtë sezon në Kategorinë e Parë, edhe për shkak të largimit të shumë titullarëve të sezonit të kaluar. Krutanët kanë grumbulluar 15 pikë në 18 ndeshje të luajtura në kampionat dhe qëndrojnë në zonën e ulët të renditjes, shumë larg objektivave të vendosura në fillim të sezonit.
Gjithsesi për të dalë nga kjo situatë jo e mirë, drejtuesit e klubit janë treguar shumë aktivë në merkaton dimërore, duke afruar plot 7 lojtarë të rinj, duke plotësuar organikën në dispozicion të trajnerit Ramadan Ndreu.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Kastrioti njofton se ka arritur të sugurojë shërbimet e Dejvid Kapllanit, Albi Metanit, Ilvi Allamanit, Andrea Pjetrit, Omar Kullajt, Jurgen Nikollit dhe Eugen Sulës për pjesën e mbetur të sezonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




