Dinamo, poker golash në Orikum

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Dinamo forcon dhe më shumë kreun e renditjes, teksa ka dalë fituese në transfertën e Orikut, jo pak, por me një rezultat bindës 2-4. 30 pikë për skuadrën e Nevil Dedes, që vazhdon të mbajë diferencën prej katër-pesë pikësh me vendin e dytë. Blutë kanë shënuar dy gola me Smaçin në pjesën e parë dhe dy me Denison në pjesën e dytë duke zhvlerësuar golat e vendësve realizuar nga Mateus.

Ndërkohë në vendin e dytë tanimë është Skënderbeu, që mundi në Korçë, Tërbunin 2-0. Liço me penallti dhe Sumalia dhe 26 pikë për korçarët, që kanë lënë nga pas Flamurtarin dhe Korabin me të njëjtën kuotë pikësh 25. Dibranët kanë barazuar në transfertën e Fierit 1-1. Madje ishte Lila i cili shmangu disfatën për dibranët, ndërsa më parë Apolonia kishte kaluar në avantazh me Ndubuisin.

Të dielën ajo që duhet theksuar është barazimi i Burrelit vendës me Lushnjën, si dhe fitorja e Besëlidhjes, 1-0 me Turbinën.

Më poshtë po ndiqni rezultatet e plota të javës së 14-të, kurse në të pesëmbëdhjetën bie në sy dhe duhet veçuar kryesfida e kreut Dinamo – Skënderbeu.

JAVA 14

LUZI 2008 – FLAMURTARI 0-2

TOMORI – BESA                   3-3

BURRELI – LUSHNJA          1-1

BESËLIDHJA – TURBINA    1-0

ORIKU – DINAMO                2-4

APOLONIA – KORABI                   1-1

SKËNDERBEU – TËRBUNI 2-0


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme