Flamurtari nuk ndalet në merkato, firmos me Pedro Auguston

Rikthimi në Superiore është një objektiv konkret për skuadrën e Flamurtarit. Për të arritur diçka të tillë, drejutesit e klubit vlonjat nuk duan ti lënë asgjë rastësisë, dhe në këtë merkato janari kanë afruar shumë lojtarë me peshë. I fundit mban emrin e Pedro Augusto-s, një lojtar që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e kaluar ka qënë pjesë e Egnatias.
Në 26 ndeshje me fanellën e rrogozhinasve, Pedro Augusto shënoi 10 gola, realizimet e brazilinit ndihmuan Egnatian për të arritur qëndrimin në Superiore. Flamurtari nuk fiton prej tri ndeshjesh radhazi, dhe misioni i sulmuesit është të ndihmojë klubin vlonjat për të arritur në dy vendet e para, por edhe për ti dhënë stabilitet fazës ofensive, që po vuan jo pak në këtë kampionat. Duhet përmendur gjithashtu se afrimi i Pedro Augustos e çon në 9 numrin e lojtarëve me kombësi braziliane te skuadra e Flamurtarit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




