Mensah dhe Beqja, përforcimet e Flamurtarit

Emanuel Mensah dhe Fabian Beqja janë dy përforcimet e reja të Flamurtarit. Sepse vetëm kështu skuadra e Marselo Troisit mund të rikthehet në Superiore. Emanuel Mensah ishte pjesë e grekëve të Paniliakos, por më parë ka luajtur dhe me Laçin e Partizanit. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë vlonjatët kanë firmosur dhe me Fabian Beqjan, që vjen tek vlonjatët pas një eksperience tek Gjilani, ndërsa ka luajtur dhe me Teutën.
Deri më tani nuk janë lajmëruar largime nga skuadra e Troisit, kurse Flamurtari ka nisur përgatitjet për fillimin e kampionatit më 28 janar. Për momentin vlonjatët janë në vendin e dytë me 22 pikë, vetëm dy pikë larg Dinamos. Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë të sezonit vetëm me një barazim 2-2 me Besëlidhjen, por gjithçka duket se do të nisë në 28 janar në transfertën fierake me Apoloninë. Deri më 28 janar do të duhet të ketë dhe ndeshje miqësore, por ende nuk ka kundërshtar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




