Tërbuni surprizon Dinamon, barazon Flamurtari, fitore për Korabin

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Java e 12-të e Kategorisë së Parë ka dhuruar jo pak surpriza, teksa kryesuesit e kampionatit, Dinamo është mundur në “Ismail Xhemali” nga vendasit e Tërbunit me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol nga Xhabrahimi 10 minuta para përfundimit të sfidës për t’i shkaktuar skuadrës kryezuese një ndalesë të papritur.

Gjithsesi, kryeqytetasit vazhdojnë të mbeten në vend të parë pasi ndjekësi më i afërt, Flamurtari është ndalur në një barazim 2-2 në shtëpi përballë Besëlidhjes. Për vlonjatët shënuan Flores dhe Jonatan, ndërsa për miqtë shënuan Danaj dhe Bruka(me penallti).

Korabi ka bërë një hap përpara në këtë javë ndërsa ka mundur Tomorin me rezultatin 3-0. Mziu zhbllokoi sfidën në minutën e 43-të, ndërsa Keko me dopietën e tij(62’ dhe 78’) kompletoi fitoren. Korabi ndodhet në vendin e tretë me 21 pikë, tri pikë larg Dinamos së vendit të parë.

Lushnja dhe Tubina kanë marrë fitore minimale në këtë javë, 1-0, duke mundur respektivisht Orikun dhe Burrelin. Ndërkohë, sfida mes Luzit dhe Apolonisë është mbyllur në barazim 1-1.

JAVA 12

20/12/2022

Besa – Skënderbeu         0-0

21/12/2022

Luzi 2008 – Apolonia       1-1                         

Flamurtari – Besëlidhja    2-2                      

Turbina – Burreli               1-0                                

Lushnja – Oriku                1-0                                  

Tërbuni – Dinamo             1-0                               

Korabi – Tomori                3-0    

                            

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme