Kategoria e Parë, java e 9-të premton duele interesante

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Java e 9-të e Kategorisë së Parë pritet të dhurojë përballje interesante dhe tepër emocionuese. E ndarë në tri ditë, të shtunën do të luhen katër takime. Lushnja kërkon të rimëkëmbet pas humbjes ndaj Besës javën e kaluar dhe në Roza Haxhiu do të presin Luzin, skuadër që po bën mjaft mirë, pasi në katër javë radhazi nuk ka pësuar humbje. Në takimet e tjera, Tërbuni do të presë Besën, ndërsa Tomori, skuadra që renditet në vendin e parafundit me vetëm 5 pikë në klasifikim, do të kërkojë të fitojë me patjetër ndaj Besëlidhjes.

Ditën e dielë, në orën 13:00, Dinamo do të presë Turbinën, një përballje që blutë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, ndaj një kundërshtari që renditet në fund të klasifikimit. Ndërkohë që Burreli do të presë Apoloninë. Ditën e hënë, kryendeshja e javës është ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit që do të luhet në orën 16:00, një përballje që të rikthen pas në kohë, kur dy skuadrat luftonin fort në sezonin 2010-2011 për titullin kampion.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme