Bylisi prek Superioren

Kategoria e Parë po shkon drejt fundit të sezonit. Ditën e shtunë u luajtën të gjitha takimet e javës së 27-të. Bylisi automatikisht në Kategorinë Superiore. Skuadra ballshiote bëhet e para skuadër që prek elitën. Në “Adush Muça” ekipi drejtuar nga Jeton Beqiri fiton me shifrat 2-0 ndaj Tërbunit, por rezultati që e çoi në Superiore ekipin e Bylisit ishte ai i Erzenit dhe Korabit.
Shijakasit munden në transfertë nga Lushnja me rezultatin 1-0. Lagunarët i largohen disi zonës së ftohtë pas këtij suksesi. Në takimin Korabi-Apolonia zhvilluar në Peshkopi nuk ka fitues, 90 minutat përfunduan me shifrat 0-0. Në takimet e tjera, Burreli fiton ndaj Vorës me shifrat 1-0, ndërsa Butrintit i ikën fitorja nga duart vetëm në sekondat e fundit, pasi Mecja do të barazonte shifrat.
REZULTATET
Korabi-Apolonia 0-0
Pogradeci-Shkumbini 6-0
Turbina-Maliqi 1-0
Bylis-Tërbuni 2-0
Besëlidhja-Tomori 3-3
Besa-Butrinti 1-1
Burreli-Vora 1-0
Lushnja-Erzeni 1-0
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




