Bylisi kryesues, poker ndaj Shkumbinit

Kategoria e Parë ka luajtur ndeshjet e javës së 25-të, ndërsa Bylis ka siguruar shkëputjen në kryesim. Ka ndodhur kështu, sepse ballshiotët kanë fituar 4-0 në “Adush Muça” ndaj Shkumbinit, kurse Erzeni është ndalur në një barazim pa gola në transfertën matjane. Për Bylisin kanë shënuar Babakar tre gola dhe Ivziku. Ndërkohë në një barazim pa gola, por pa ia rrezikuar vendin e tretë, është ndalur Korabi në shtëpi, 0-0 me Lushnjën.
Ajo që duhet theksuar është frenimi i Apolonisë në Cërrik, 1-2 ndaj Turbinës, kur për skuadrën e Sinan Bardhit kanë shënuar Veriu dy gola e për fierakët ka ngushtuar Krasniqi. Ka fituar Tomori në Sarandë, 2-1 ndaj Butrintit. Ndërkohë në ndeshje për shpëtimin nga rënia në Kategorinë e Dytë, Besëlidhja dhe Pogradeci kanë bërë mirë në fushën e tyre, teksa kanë mundur Maliqin 4-1 dhe Vorën 2-1. Java e 25-të përfundon të dielën me ndeshjen Besa – Tërbuni.
JAVA E 25-TË
2 PRILL 2022
Turbina – Apolonia 2-1
Besëlidhja – Maliqi 4-1
Butrinti – Tomori 1-2
Korabi – Lushnja 0-0
Pogradeci – Vora 2-1
Burreli – Erzeni 0-0
Bylis – Shkumbini 4-0
3 PRILL 2022
Besa – Tërbuni ora 15:00
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




