Erzeni ndalet nga Apolonia, Bylisi e Lushnja nuk gabojnë

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me 6 ndeshje, të vlefshme për javën e 16-të. Surprizon Erzeni, që nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi në përballjen me Apoloninë. Një rezultat që i ka shkuar për shtat skuadrës kryesuese, Bylisit, që me fitoren 1-0 përballë Besëlidhjes, ka përforcuar akoma më shumë pozitat në vendin e parë.
Lushnja ka bërë detyrën ndaj Maliqit duke fituar me rezultatin 2-0. Besa ka arritur të triumfojë 1-0 përballë Turbinës në Cërrik, ndërsa Vora ka mposhtur Shkumbinin me rezultatin 3-1. Barazim 1-1 në sfidën mes Burrelit dhe Tërbunit. Për këtë javë të Kategorisë së Parë janë shtyrë dy ndeshje: Pogradeci-Butrinti dhe Korabi-Tomori, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
REZULTATET
Erzeni-Apolonia 1-1
Lushnja-Maliqi 2-0
Bylis-Besëlidhja 1-0
Burreli-Tërbuni 1-1
Turbina-Besa 0-1
Vora-Shkumbini 3-1
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




