Kategoria e Parë: Bylisi dhe Erzeni bëjnë detyrën

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 13-të të Kategorisë së Parë, me përjashtim të Korabi-Shkumbini që do të luhet të mërkurën. Vazhdon dueli në distancë mes Bylisit të vendit të parë dhe Erzenit të vendit të dytë, të cilët kanë fituar dhe në këtë javë përballë kundërshtarëve të tyre respektivë.
Bylisi ka arritur të mundë në shtëpi Tomorin me rezultatin 3-0, ndërsa Erzeni ka fituar minimalisht 1-0 në transfertën me Besën. Në ndeshjet e tjera, Besëlidhja ka marrë një fitore 2-1 përballë Butrintit, ndërsa Pogradeci është thyer në shtëpi, 2-3 përballë Maliqit.
Fitore 1-0 e Burrelit përballë Apolonisë, ndërsa Turbina dhe Tërbuni e kanë mbyllur në barazim 1-1 sfidën mes tyre. Po 1-1 është mbyllur dhe përballja mes Lushnjës dhe Vorës.
REZULTATET:
BYLIS-TOMORI 3-0
BESA-ERZENI 0-1
BURRELI-APOLONIA 1-0
LUSHNJA-VORA 1-1
BESËLIDHJA-BUTRINTI 2-1
TURBINA-TËRBUNI 1-1
POGRADECI-MALIQI 2-3

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




