Bylis rigjen fitoren e munguar

Futboll Vendi | 5 vite më parë

Kategoria e Parë, edhe pse nën reshjet e dendura të shiut në çdo cep të Shqipërisë, ia ka dalë ta përfundojë javën e njëmbëdhjetë. Bylis, pas humbjes në mesjavë në Peqin, ka ditur të rikthehet tek fitorja, por jo me shumë lehtësi. Qardaku firmos dygolëshin e tij në të 64’ dhe në të 82’, kurse Kame pat barazuar rezultatin momental në të 69’.

30 pikë në 11 javë për Bylisin, që vazhdon të kryesojë në Kategorinë e Parë, atje ku ka 10 fitore dhe një humbje. Mban ritmin e ballshiotëve Erzeni i Nevil Dedes, që ia ka dalë në një transfertë të vështirë si ajo e Sarandës. 2-0 ndaj Butrintit me nga një gol për çdo pjesë loje. Fillimisht Nurja shënon e portën e tij, ndërsa Ymeri në pjesën e dytë firmos triumfin e shijakasve.

Korabi i vendit të tretë ia del të fitojë ndaj Vorës, 2-1. Rezultat që është përsëritur më së shumti në pesë nga tetë sfidat e luajtura. 2-1 ka fituar Besa ndaj Tomorit, por dhe Shkumbini në Cërrik, apo dhe Pogradeci ndaj Apolonisë.

Besëlidhja vazhdon të notojë në ujëra të turbullta, ndërsa është mundur në fushën e vet nga Tërbuni, 0-3. I vetmi barazim pa gola është ai mes Burrelit e Lushnjës.

Rezultatet:

BYLIS-MALIQI  2-1

TURBINA-SHKUMBINI 1-2

POGRADECI-APOLONIA 2-1

KORABI-VORA 2-1

BURRELI-LUSHNJA  0-0

BUTRINTI-ERZENI 0-2

BESA-TOMORI 2-1

BESËLIDHJA-TËRBUNI 0-3


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme