Kategoria e Parë ngre siparin e sezonit të ri

Futboll Vendi | 5 vite më parë

Pas Kategorisë Superiore të premten, edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka ngritur të shtunën siparin e tij, me takimet e javës së parë, që janë luajtur të gjitha pasdite. Siç dihet, ky sezon ka sjellë një ndryshim madhor, pasi, ndryshe nga ato të kaluara, do të luhet jo me dy, por me një grup të vetëm, prej 16 skuadrash dhe me vetëm dy faza, nga 3 që zhvilloheshin më parë.

 Kështu, në 8 takimet e javës së parë, ku u shënuan gjithsej 14 gola, janë regjistruar 4 fitore të skuadrave vendase, vetëm një barazim dhe 3 fitore të skuadrave udhëtuese. Besa dhe Shkumbini nuk kanë gabuar në shtëpi, duke mposhtur me të njëjtat shifra, 2-1, përkatësisht ndaj Turbinës së Cërrikut dhe Vorës, ndërsa fitore 2-0 korri në shtëpi edhe Maliqi, që mundi Lushnjën.

Fitore në rikthimin pas 5 vitesh në Kategorinë e Parë korri edhe Butrinti, që mundi 1-0 Pogradecin me një gol në pjesën e parë, ndërsa Tërbuni i drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri dhe Burreli i homologut Saimir Patushi, u ndanë me rrjeta të paprekura.

Ndërkaq, Korabi i Peshkopisë fitoi 2-0 në Berat ndaj Tomorit vendas, ashtu sikundër bëri në Lezhë edhe Bylisi, që mposhti me të njëjtat shifra Besëlidhjen, por edhe Erzeni, që mundi me një gol të vetëm në Fier, Apoloninë. Ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë luhen të shtunën e ardhshme.

Kategoria e Parë

Java e parë:

Besa – Turbina  2-1

Shkumbini – Vora            2-1

Maliqi – Lushnja                                2-0

Butrinti – Pogradeci        1-0

Tomori – Korabi                                0-2

Tërbuni – Burreli              0-0

Apolonia – Erzeni             0-1

Besëlidhja – Bylis             0-2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme