Agim Cana flet si trajner i Korabit: Shpresojmë të bëjmë një

Trajneri i Korabit, Agim Canaj ka folur për eksperiencën e re në Kategorinë e Parë, në stolin e skuadrës dibrane. Në timonin e një skuadre që aktualisht ndodhet në një pozicion komod në klasifikim, në vendin e dytë, në kuotë të njëjtë pikësh me Burrelin e vendit të tretë. Aspak e lehtë në një grup me shumë skuadra që pretendojnë, por organizimi në klub e bën trajnerin Canaj të besojë dhe të pretendojë. Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në Radio Tirana, trajneri i Korabit, ndër të tjera ka theksuar:
“Korabi është një skuadër e mirëorganizuar. Duke parë situatën, përpjekjet e skuadrës, më mbushën mendjen dhe pranova ofertën që më bëri Kryetari i Bashkisë, Dionis Imeraj. Kategoria e Parë është një kampionat shumë i fortë, ka shumë skuadra që pretendojnë dhe është shumë e vështirë për të marrë pikët. Jam në periudhën e ambjentimit, ndërkohë që në fundjavë kemi dhe ndeshjen me Orikumin”.
“Nuk më është bërë ndonjë presion për të arritur ndonjë objektiv, por unë do të bëj maksimumin për të arritur sa më lartë që të jetë e mundur. Shpresoj shumë që bashkë me lojtarët, stafin teknik dhe drejtuesit të bëjmë një punë të mirë. Hap pas hapi do të shikojmë, sepse e thashe edhe më parë që nuk është një grup i lehtë”.
“Dinamo? Kam punuar shumë aty, është shtëpia ime e madhe. Është një skuadër që ka shumë vite që po lufton, por në këto moment mua më intereson vetëm Korabi. Është një skuadër që ka bërë investime, ka provuar edhe Superioren dhe është ndërtuar për tu ngjitur sa më lartë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




