Kupa e Shqipërisë/Erzeni barazon me Teutën, Kapllani i bën të

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Erzeni dhe Teuta janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e parë në Kupën e Shqipërisë. Një sfidë që nisi me raste për të dyja skuadrat, por që në pjesën e parë rezultati mbeti i mbërthyer në shifrat 0-0. Edhe pjesa e dytë ka të njëjtën pamje, por për të bërë akoma më emocionuese sfidën do të pritej 10-minutëshi i fundit ku u shënuan dhe dy golat. Protagonist ishte sulmuesi durrsak i Erzenit, Dejvid Kapllani. Në minutën e 81-të të ndeshjes, pas një topi të hedhur në zonë, Nonato ka shërbyer për Kapllanin, i cili me një gjuajtje të bukur ka arritur të mposhtë portierin Qirko, 1-0.

Në minutën e 85-të është edhe njëherë Kapllani, por kësaj radhe shënon në portën e tij. Beqja ka goditur një top të ardhur nga goditja e këndit dhe me devijimin e sulmuesit durrsak ka arritur të vendosë barazpeshën, 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Kështu mbyllet raundi i ndeshjeve të para të turit të 1/8-ave. Sakaq, ndeshjet e kthimit të këtij turi do të luhen më datën 2 shkurt. Sipas kalendarit të përcaktuar tashmë ndeshjet e para të turit të 1/4-at do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 15 mars.

Ndeshjet e turit gjysmëfinal do të luhen në datat 26 prill dhe 10 maj, kurse finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion do të luhet më datën 1 qershor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme