Kupa e Shqipërisë, Apolonia frenon Kukësin, Egnatia provë force

Kupa e Shqipërisë | 4 vite më parë

Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, është rikthyer këtë mesjavë me ndeshjet e para të turit të dytë, teksa janë zhvilluar të martën 4 ndeshiet e para të Grupit A dhe një të Grupit B. 

Ndërsa sot janë luajtur dy takime te tjera dhe Skënderbeu është mundur me një gol në minutën e 5-të shtesë në fushën e vet përballë Egnatias. Ka qenë sulmuesi i sapoardhur tek rrogozhinasit, Paulauskas, ai që ka gjetur rrugën e rrjetës në Korçë.

Ndërkaq, Apolonia-Kukësi janë ndarë me rrjeta të paprekura midis tyre ne Fier. Të martën, në Grupin A, Tirana arriti një fitore të rëndësishme përballë Lushnjes, duke triumfuar në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 3-0. Ndërkaq, Partizani nga ana tjeter fitoi në një fushë të vështirë si Peshkopia kundër Korabit, me rezultatin 3-1, teksa një “ish” i dibranëve, si Xhuliano Skuka, gjeti dy herë rrugën e rrjetës.

Një tjetër fitore mes vështirësive e arriti edhe VIlaznia, e cila triumfoi në Ballsh ndaj Bylisit vendas me rezultatin 2-0. Dinamo zhgënjeu në kryegytet, duke u përmbysur nga Kastrioti dhe duke u mundur me rezultatin 1-3. Një tjetër hap drejt kualifikimit thuajse të sigurt e arriti në Grupin B edhe Laçi, i cili mundi në Berat Tomorin me rezultatin 3-1.

Ndeshjet

 Grupi A (Dje)

Bylis-Vllaznia       0-2

Jonuzi 37’, Kaina 90+3′

Dinamo-Kastrioti           1-3

Danaj 4′ / E.Hasani 13’, Zogaj 51’, Arapi 90’

KORABI-PARTIZANI           1–3

Beshiraj 61′ / Skuka 39′, 53′, Murataj 81′

LUSHNJA-TIRANA       0–3

Patrik 10′, 20′, Hila 23′

Grupi B

TOMORI-LAÇI          1–3

Ismailaj 83′ / Spahiu 39′, Babatunde 50′, Borisiuk 62′

APOLONIA-KUKËSI      0-0

SKËNDERBEU-EGNATIA   0-1

Paulauskas 90’+6’   

ERZENI-TEUTA         1-1

Kapllani 81’/Kapllani 85′(autogol)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme