Kupa e Shqipërisë, mbyllen pa surpriza ndeshjet e para

Kupa e Shqipërisë | 4 vite më parë

Pesë takimet e para të turit të dytë të Kupës nuk dhuruan rrezultate surprizë pasi të gjitha skuadrat që parashikoheshin të fitonin vendosën veten në pozita të favorshme për tu kualifikuar për më tej.

Grupi A – Në Grupin A Tirana dhe Partizani mundën respektivisht Lushnjën dhe Korabin në transfertë. Bardheblutë likuiduan ekipin lushnjar brenda 23 minutave duke shënuar tre gola. Nga ana tjetër Partizani fitoi falë paraqitjes mjaft të mirë të Skukës. Ndeshjet e tjera të këtij grupi ishin edhe ato që panë në aksion Kastriotin në Tiranë përballë Dinamos dhe Vllazninë në Ballsh përballë Bylisit vendas. Siç pritej shkodranët e patën të lehtë duke gjetur një ekip që është fokusuar në Superiore për të evituar rënien nga kategoria. Ndërsa ekipi krutan përmbysi Dinamon me rrezultatin 3-1.

Grupi B – Sa i përket Grupit B sot zbriti në fushë vetëm çifti Tomori-Laçi. Miqtë nuk zhgënjyen duke fituar bindshëm 3-1 në Berat. Takimet e tjera të Grupit B do të zhvillohen nesër.

Kalendari

Grupi A

Bylis-Vllaznia      0-2

Jonuzi 37’, Kaina 90+3′

Dinamo-Kastrioti           1-3

Danaj 4′ / E.Hasani 13’, Zogaj 51’, Arapi 90’

KORABI-PARTIZANI           1–3

Beshiraj 61′ / Skuka 39′, 53′, Murataj 81′

LUSHNJA-TIRANA       0–3

Patrik 10′, 20′, Hila 23′

Grupi B

TOMORI-LAÇI                   1–3

Ismailaj 83′ / Spahiu 39′, Babatunde 50′, Borisiuk 62′

APOLONIA-KUKËSI          13:00 (nesër)

SKËNDERBEU-EGNATIA   13:00 (nesër)

ERZENI-TEUTA                 13:00 (nesër)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme