Kupa e Shqipërisë: eliminohet Kukësi, një tjetër derbi në turin

Futboll Vendi | 5 vite më parë

Kupa e Shqipërisë ka njohur sot dhe skuadrat triumfuese të raundit të dytë, ku sigurisht nuk kanë munguar surprizat.

Grupi A: Partizani, jo pa vështirësi, ka arritur të marrë një fitore 2-0 përballë Besëlidhjes në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut. Dy golat për të kuqtë u shënuan nga Rrapaj dhe Zhunior në fundin e takimit. Teuta ka kaluar pengesën Korabi me një fitore 2-0, ndërsa Skënderbeut i janë dashur gjuajtjet e penalltive për të eliminuar Bylisin. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.

Grupi B: është eliminuar Kukësi, i cili është dorëzuar përballë Egnatias. Verilindorët kanë arritur të fitojnë 1-0 në ndeshjen e kthimit, por fitorja 3-1 në ndeshjen e parë nga rrogozhinasit u ka dhënë të drejtën atyre për të vazhduar më tej. Vllaznia ka realizuar një fitore tenistike, 6-1 përballë Pogradecit.

Kuqeblutë kanë zgjidhur gjithçka në pesën e parë duke shënuar plotë gjashtë herë, ndërsa goli i vetëm i pogradecarëve është shënuar në pjesën e dytë. Një surprizë është dhe Flamurtari, që ka mposhtur Kastriotin 4-2 në “Redi Maloku” duke prerë kështu biletën për në raundin tjetër. Laçi ka barazuar 1-1 me Tomorin, por fitorja 1-0 në ndeshjen e parë u jep të drejtë kurbinasve për të vazhduar më tej.

Sfida e fundit e këtij raundi është ajo mes Tiranës dhe Dinamos, e cila do të luhet të enjten. E kualifikuara e këtij çifti do të ndeshet në raundin e tretë me Partizanin, një tjetër derbi në Kupë. Teuta do të përballet me Skënderbeun. Në Grupin B, Flamurtari do të përballet me Vllazninë, ndërsa Egnatia me Laçin.

Rezultatet e turit të dytë(Ndeshjet e kthimit)

Grupi A

Teuta-Korabi 2-0

Skënderbeu-Bylis 2-2(4-3 me penallti)

Partizani-Besëlidhja 2-0

Grupi B

Kukësi-Egnatia 1-0

Vllaznia-Pogradeci 6-1

Kastrioti-Flamurtari 2-4

Laçi-Tomori 1-1

Turi i tretë:

Grupi A

Partizani- Tirana/Dinamo

Teuta- Skëndërbeu

GRUPI B

Flamurtari-Vllaznia

Egnatia-Laçi

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme