Prezantohet Ducati 2024…

Më në fund është zbuluar Ducati GP23 që iu besua Marco Bezzecchi dhe Fabio Di Giannantonio për Kampionatin Botëror MotoGP 2024. Pamja e re, e projektuar nga Aldro Drudi, kombinon të bardhën me të verdhën fluoreshente të Valentino Rossi-t, i cili u shpreh nga skena PalaRiccione: “Jam i lumtur dhe krenar për ekipin tim”.
Bezzecchi: “Është shumë i ndritshëm, në krahasim me motorët e tjerë është ndryshe, është vërtet i veçantë”.
Di Giannantonio: “Ky motor është i frikshëm, është një përbindësh i bukur, do të argëtohemi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




