Morbidelli në spital, aksidentohet në Portimao

Moment i frikshëm për Franco Morbidelli në pistën e Portimaos. Piloti i Pramac, i angazhuar në një seancë stërvitore (gjatë testeve SBK) me Panigale V4S së bashku me pilotë të tjerë të Akademisë dhe vëllezërit Marquez, u përfshi në një rënie me shpejtësi të madhe në kthesën 9. Aksident I rëndë për ‘Morbidon’, i cili u rrëzuar në mënyrë katastrofike, duke goditur kokën.
I pari që ndaloi ishte Marc Marquez me vëllain e tij Alex. Vëllezërit Marquez ndihmuan Morbidellin, pa ndjenja për një kohë të papërcaktuar, në pritje të ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës së cirkuitit. Dinamika e rënies bëri të nevojshme që Morbidelli t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, fillimisht në Qendrën Mjekësore të cirkuitit dhe më pas në Spitalin Particular do Algarve. Testet e kryera deri më tani nuk kanë zbuluar ndonjë gjë serioze, por ende priten rezultatet e ekzaminimeve të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




