MotoGP, Espargaro mund Bagnaian në Silverstone

Gara e Çmimit të Madh të Britanisë, raundi i nëntë i kampionatit botëror MotoGP, pa triumfin e Aleix Espargaro. Sukses i pabesueshëm për spanjollin e Aprilias, i cili parakaloi Francesco Bagnaia në xhiron e fundit të garës së Silverstone, në kushte të komplikuara për shkak të shiut, duke i rrëmbyer nga duart shkallën e sipërme të podiumit.
Megjithatë, për pilotin e Ducatit nga Torino, një rezultat shumë i rëndësishëm për renditjen e pilotëve, pas gabimit të Marco Bezzecchi që çoi në rrëzimin e pilotit të Mooney VR46 Racing Team.
Vendi i tretë për Brad Binder përpara Miguel Oliveira, me Fabio Quartararo që mbyll zonën e pikëve. U rrëzuan edhe Enea Bastianini dhe Marc Marquez, të cilët gjithashtu kontaktuan në xhiron e fundit.
GARA:
- A. Espargaro (Aprilia)
- Bagnaia (Ducati)
- Binder (KTM)
- Oliveira (Aprilia)
- Vinales (Aprilia)
- Martin (Ducati)
- Marini (Ducati)
- Miller (KTM)
- Zarco (Ducati)
- R. Fernandez (Aprilia)
- A. Fernandez (KTM)
- P. Espargaro (KTM)
- Di Giannantonio (Ducati)
- Morbidelli (Yamaha)
- Quartararo (Yamaha)
- Nakagami (Honda)
- Lecuona (Honda)
OUT
Bastianini (Ducati)
M. Marquez (Honda)
Bezzecchi (Ducati)
A. Marquez (Ducati)
Mir (Honda)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




