Marquez: Tre vitet e fundit kanë qenë më të këqijat e karrierës

Moto GP | 4 vite më parë

Marc Marquez foli gjatë prezantimit të motorrëve Honda për Kampionatin Botëror MotoGP 2023. Piloti është rikthyer nga vitet e komplikuara, mes dëmtimeve dhe katër operacioneve në krah, por në sezonin e ri synon majat. “Më në fund ishte një dimër normal, duke qenë se unë kam qenë gjithmonë i dëmtuar në pesë sezonet e fundit – tha ai -. Më ndihmoi të pushoja, më duhej dhe të përgatitesha më mirë fizikisht. E pamë në Malajzi, por ka ende vend për përmirësim, duke qenë se jam një perfeksionist”.

“Evolucioni në vazhdim është emocionues, të gjithë po punojmë në të njëjtin drejtim. Kam kaluar tri vitet më të këqija në nivel sportiv dhe kjo periudhë përkoi me krizën e një marke si Honda, e cila është e aftë të bëjë një kampionat të madh, nëse ne të gjithë bashkojmë forcat tona. Mir? Duhet të kemi dy pilotë të aftë për të fituar GP. Joan vjen nga një markë tjetër, por dha komente të ngjashme me të miat pas testeve, gjë që lehtëson punën e Hondas”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme