MotoGP, Vinales: Pa Rossi-n ne do të kemi më shumë liri te Yamaha

“Pa Rossi ne do të kemi më shumë liri për të punuar në bokse sepse nuk është kurrë e lehtë të jesh me një legjendë. Largimi i tij më bën të humbas disa motivime. Për mua, mposhtja e Valentinos ka qenë gjithmonë një stimul”.
Maverick Vinales, i intervistuar nga revista MCN, foli për ndërrimin në ekipin zyrtar të Yamaha në MotoGP, me Fabio Quartararo që mori përsipër detyrën nga Valentino Rossi nga sezoni që do të fillojë së shpejti.
Spanjolli nuk i kurseu fjalët e këndshme për Doktorin: “Duhet ta pranoj se kam mësuar shumë nga Vale. Në fillim nuk e kuptoja pse ai gjithmonë buzëqeshte kur gjërat nuk po shkonin mirë, kur i mbaronim garat në pozicionin e dhjetë. Falë tij tani jam më pozitive dhe mendërisht më i fortë”.
Spanjolli foli gjithashtu për shokun e tij të ri të skuadrës, i cili vjen nga një sezon i vështirë pas një viti të parë në të cilin i befasoi të gjithë: “Ne do të bëjmë mirë me Fabio, ai është i shpejtë dhe i ri. Ne kemi të njëjtën mënyrë për të përballuar konkurrencën”.
Pastaj disa fjalë për motorrin: “Shpresoj se japonezët kanë punuar mirë këtë dimër. Unë gjithashtu do të jap më të mirën time për të përparuar dhe përmirësuar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




