MotoGp, Mir: Brivio? Situatë e vështirë te Suzuki, por…

“Ai ishte një pikë referimi për skuadrën”. Ky është komenti i Joan Mir për largimin e Davide Brivio, i cili ka vendosur të largohet nga Suzuki për të filluar një aventurë të re në F1 me Alpine. “Është një situatë shumë e vështirë për ekipin – pranon kampioni spanjoll i botës – sepse Davide ishte një pikë referimi për ekipin. Por unë jam shumë i qetë, kam shumë besim, jam i sigurt që do të jemi në gjendje të bëjmë një punë e mirë, ne i kemi njerëzit, në gjendje ta bëjnë atë”, ka vazhduar Mir në një intervistë për Sky Sport24.
Mir pastaj zbulon pasionin e tij, atë të lundrimit: “Më pëlqen sepse si një nga Majorka, e dua detin, e shoh atë një sport ekstrem, ne mund ta konsiderojmë atë MotoGp të detit. Provova një anije me vela, pavarësisht se zakonisht shkoj me ato të motorizuara, shpresoj të mësoj më shumë në të ardhmen”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




