Federata Turke e Futbollit nuk merr masa ndaj Manajt

Incidentet në ndeshjen mes Sivaspor dhe Gallatasarajit janë kthyer në objekt të komisioneve disiplinore në Federatën Turke të Futbollit.
Edhe pse sportdashësit e vendit në fjalë kanë kërkuar që të merret edhe çështja Manaj në shqyrqim për ndërhyrjen e ashpër të bërë në dëm të Jillmaz.
Shqiptari është kërkuar që të ndëshkohet nga sportdashësit edhe pse kryesori vendosi të mos e ndëshkonte me të kuq. Në listën e dërguar për shqyrtim incidentesh në Komisionet Disiplinore të Federatës Turke, nuk përmendet në asnjë moment episodi në fjalë i Manajt.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




