Katër skuadra turke duan Muçin, Beshiktashi një kantier i hapur

Rajoni | 2 vite më parë

Me ardhjen e Xhovani van Bronkhorst dinamikat në klubit e Beshiktashit kanë ndryshuar plotësisht. Në këtë pikë përfshihet edhe Ernest Muçi. Talenti i Tiranës, i cili u ble nga Beshiktashi për 10 milionë euro duket se i ka ditët e numëruara në klubin bardhezi.

Pak ditë më parë trajneri holandez, i pyetur përse Muçi nuk luajti në asnjë nga dy takimet zyrtare të Beshiktashit këtë sezon, tha se i pëlqenin që të aktivizonte lojtarët, të cilët dinë që edhe të mbrojnë.

Thuhet janë plot katër skuadra ato që duan të marrin Muçin. Ejyp, Bodrum, Rizespor dhe Bashakshehir janë katër ekipet turke, të cilat duan që të marrin shërbimet e Muçit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme