Zyrtare: Ilir Daja largohet nga Ballkani

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Tashmë është zyrtare: Ilir Daja largohet nga Ballkani, pas 2 viteve e gjysmë në krye të skuadrës kosovare, ku arriti të fitojë shumë trofe. Pritet që trajneri i njohur të marrë drejtimin e Dinamos në Shqipëri.

“Faleminderit Ilir Daja! Për mbi dy vjet e gjysmë kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.

Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.

FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.

Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë. Faleminderit kampion!”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme