Van Bronckhorst tregon përse nuk e konsideron Muçin për formacionin

Trajneri i Beshiktash, Giovanni van Bronckhorst ka treguar arsyen përse Ernest Muçi nuk ka qenë mes titullarëve në dy takimet e para sezonale të ekipit të tij.
Si në Superkupë përballë Gallatës ashtu edhe në takimin me Samsunspor, talenti i Tiranës ka nisur ndeshjen nga stoli.
Nisur nga ky fakt mediet turke kanë nisur që të spekulojnë rreth të ardhmes së lojtarit duke afruar emrin e tij me klube si Aston Vila.
Ndërsa vetëm pak orë më parë ka qenë vetë trajneri i Beshiktashit, Giovanni van Bronckhorst, ai që ka treguar arsyen që ka lënë Muçin në stol.
“Unë jam ai që vendos se kush luan e kush jo. Unë preferoj që të aktivizoj lojtarët, të cilët japin kontribut të fortë në mbrojtje. Ne kemi një skuadër të fortë. Kemi një ekip të madh dhe me shumë opsione në stol”, tha tekniku holandez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




