Kosova U21 ndal Gjermaninë U21, “dardanët” marrin një pikë të

Kosova | 3 vite më parë

Kombëtarja e Kosovës U21 ka marrë një pikë të rëndësishme në Chemnitz përballë favoritit të Grupit D, Gjermanisë, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2025. Djelmoshat e drejtuar nga Afrim Tovërlani arritën ta ruajnë të paprekur rrjetën e portës së tyre në ndeshjen e zhvilluar, të premten, në “Stadion an der Gellertstrase”.

Paraqitja e Dardanëve të rinj kundër njëres prej superfuqive të futbollit evropian ishte e shkëlqyeshme. Ata treguan guxim dhe vendosmëri gjatë tërë ndeshjes dhe në fund djersa e tyre u shpërblye me rezultat pozitiv.

Përzgjedhësi Afrim Tovërlanit u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Dardanëve:

“Ishte ndeshje shumë e vështirë, ndaj një Gjermanie për të cilën skemi pse flasim. I falënderoj shumë futbollistët për angazhimin dhe luftën e pa kompromis, i falënderoj edhe tifozët që kishin ardhur të na përkrahin. Nuk patëm fat në ndeshjen e parë në Prishtinë sepse besoj se edhe pozita jonë në tabele do të ishte ndryshe. Djemtë tanë luftuan shumë ndaj një kampioni të shumëfishtë kushtet dhe mjetet e të cilëve janë të pakrahasueshme. Jam shumë i lumtur për djemtë të cilëve iu shpagua angazhimi, mundi dhe djersa.” shtoi ndër të tjera përzgjedhësi Tovërlani.

Kosova U21 renditen në vendin e katërt në Grupin D, me 9 pikë në 7 ndeshjet e luajtura deri më tash.

Ndeshjen e radhës të përzgjedhurit e Tovërlanit do ta kenë në shtator kundër Izraelit U21 si mysafirë, derisa deri në mbyllje të këtij cikli kualifikues do të ballafaqohen edhe me Poloninë dhe Estoninë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme