Gentian Mezani rikthehet në Kosovë, trajneri vlonjat merr drejtimin e Drenicës

Gentian Mezani është trajneri i ri i Drenicës në futbollin kosovar. Zyrtarizimi është vetëm çështje orësh, pasi palët kanë arritur akordin për bashkëpunimin mes tyre. Trajneri vlonjat rikthehet kështu në Kosovë, ku më parë ka drejtuar Gjilanin.
Drenica largoi së fundi trajnerin Jeton Mehmeti dhe menjëherë gjeti zëvendësuesin në Shqipëri. Fakti që Mezani ka punuar më parë në kampionatin kosovar duket se ka ndikuar në këtë zgjidhje të drejtuesve të Drenicës.
Aktualisht kjo skuadër mban vendin e 7-të me 11 pikë të grumbulluara. Drenica nuk ka mundur të fitojë asnjë nga 4 ndeshjet e fundit, prandaj dhe është bërë ky ndryshim në drejtimin teknik. Gentian Mezani ka drejtuar disa skuadra edhe në futbollin shqiptar si, Flamurtari, Laçi, Luftëtari dhe Bylis.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




