Izrael-Kosovë, Foda: Të luajmë si ndaj Irlandës

Kosova | 46 minuta më parë

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Izraelit, që do të luhet nesër në orën 20:45 në Debrecen të Hungarisë.

Dardanët synojnë të lënë pas krahëve humbjen ndaj Austrisë, duke synuar një rezultat pozitiv në transfertën e nesërme.

“Izraeli është një kundërshtar i vështirë. Pavarësisht rezultateve në dy ndeshjet e fundit, ka treguar se është kombëtare e mirë. Ka futbollistë teknikë, të shpejtë dhe të fortë. Presim një ndeshje të fortë. Por ne do të mundohemi të jemi sa më agresivë në këtë përballje.

Do të provojmë të luajmë si ndaj Irlandës. As ndaj Austrisë nuk jemi paraqitur aq keq. Por e rëndësishme është që të shfaqim lojën që kemi treguar ndaj Irlandës.

Nuk mund të them se kjo ndeshje është vendimtare, por është shumë e rëndësishme për ne. E rëndësishme është të shohim si do ti qasemi ndeshjes”, ka thënë mes të tjerash Foda.

Pas dy ndeshjesh të luajtura, Kosova zë vendin e dytë në grupin 3 të Ligës B në Nations League me 3 pikë, ndërsa Izraeli ka pësuar 2 humbje në 2 ndeshjet e para.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme