Indrit Tuci flet si lojtar i Spartës së Pragës

Rajoni | 3 vite më parë

Indrit Tuci është lojtari më i ri i Spartës së Pragës. Sulmuesi shqiptar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Lokomotivën e Zagrebit. Paraqitjet e 23-vjeçarit këtë sezon kanë qenë fantastike, duke marrë kështu vëmendjen e disa klubeve, por janë pikërisht çekët ata që e kanë bindur për t’iu bashkuar.

Me Lokomotivën këtë sezon, Tuci ka zhvilluar 18 ndeshje, teksa ka shënuar 6 gola dhe ka kontribuar në tre asistime. Indrit Tuci ka qenë pjesë e Shpresave duke zhvilluar shtatë ndeshje, ndërsa pret gjithashtu një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Sparta e Pragës pagoi 1 milionë euro për kartonin e Indrit Tucit, në momentin e hedhjes së firmës për faqen zyrtare të Spartës së Pragës, sulmuesi do të shprehej.

“Jam shumë i lumtur që jam në klubin më të madh çek. Mezi pres të luaj para tifozëve dhe të shënoj sa më shumë gola. Dua të fitoj me Spartën dhe t’i ndihmoj të arrijmë te titulli kampion.  Kam luajtur si 9-tsh gjatë gjithë karrierës sime, por më pëlqen të luaj edhe si trekuartist. I kam parë ndeshjet e Spartës dhe mendoj se mund të përshtatem shpejt”, tha Tuci.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme