100 ndeshje për sulmuesin, Granada vlerëson Uzunin

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është vlerësuar përpara tifozëve të tij, sepse ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën e Granadas.
Një ceremoni speciale për sulmuesin shqiptar është zhvilluar në fillim të ndeshjes Granada-Cadiz.
Uzuni nuk ka qenë në formacionin titullar në këtë takim për skuadrën e tij (ndeshja aktualisht po luhet dhe është në barazim 0-0).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




