Nacho mbështet Mbappe: E vështirë të përshtatesh te Reali, por

Duhet pranuar se ndeshjet e para të Kylian Mbappé me fanellën e Realit të Madridit nuk kanë qenë mbresëlënëse.
Sulmuesi francez, i cili nuk është thirrur nga Deschamps për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ka bërë një paraqitje të dobët ndaj Barcelonës, Milanit dhe Osasunës në sfidat e fundit që kanë luajtur madrilenët.
Ai që ka komentuar momentin jo të mirë të futbollistit transalpin, është dikush që Realin e Madridit e njeh shumë mirë, mbrojtësi Nacho:
“Mbappé është një nga më të mirët në botë. Kur arrin në një klub si Real Madridi, është e vështirë të përshtatesh, kjo u ka ndodhur të gjithëve. Nuk është njësoj të luash te Reali i Madridit apo kudo tjetër. Kur të shpërthejë do të jetë spektakolar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




