Dy arsyet përse djali i Florentino Perez kërkon shitjen e Vinicius

Spanjë | 2 vite më parë

E ardhmja e Vinicius Zhunior do të jetë larg “Santiago Bernabeu”. Sipas spanjolles “Sport” në favor të shitjes së tij është i biri i Florentino Perez, Chivo Perez.

Ky i fundit po “lobon” për largimin e 24-vjeçarit për dy arsye. E para ka të bëjë me aspektin sportiv. Prezenca e Vini Zhunior ka bërë që Kilian Mbape të mos ambientohet në Madrid pasi nuk aktivizohet në rolin e tij të preferuar.

Arsyeja e dytë ka lidhje me aspektin financiar. Kontrata e brazialianit skadon në 2027-ën dhe për momentin Reali duket se e ka të vështirë që të rinovojë. Shitja e brazilianit do të sillte një shifër të konsiderueshme për Realin, i cili ende nuk është stabilizuar nga ana ekonomike pas humbjeve për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe investimet e rënda për të ndërtuar stadiumin e ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme