Në qendër të kritikave në Francë, Mbappe argëtohet në Madrid

Spanjë | 2 vite më parë

Kylian Mbappé gjithmonë i bën njerëzit të flasin për të edhe jashtë fushës. 25-vjeçari përfitoi nga mos grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve të Francës për t’u çlodhur dhe për të bërë aktivitete të tjera; dje, për shembull, ai shkoi në pistën e kartodromit në pronësi të Carlos Sainz Jr, pilotit spanjoll të Ferrarit.

I veshur me një kaskë dhe tuta të kuqe, ai garoi kundër disa konkurrentëve, duke përfshirë disa anëtarë të stafit të Real Madridit dhe ish-lojtarin Eden Hazard.

Mbappé përfundoi i treti në një garë prej 15 xhirosh pas Sébastien Devillaz, një nga trajnerët fizikë francezë të madrilenëve dhe ish-lojtarit belg. Treshja më pas u ngrit në një podium simbolik për të festuar rezultatin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme