Barcelona, Fermin Lopez rinovon kontratën deri në vitin 2029

Spanjë | 2 vite më parë

Sektori i të rinjve te skuadra e Barcelonës prodhon talente me shumicë dhe klubi blaugrana gëzon me performancën e tyre në fushën e blertë. Spanjollët kanë vendosur që të rinovojnë kontratën e një prej talenteve që ka spikatur vitet e fundit.

Bëhet fjalë për Fermin Lopez (23 vjeç), një mesfushor që mbërriti në Katalonjë në vitin 2016 nga Betis kur ishte ende trembëdhjetë vjeç dhe më pas u zhvillua brenda “La Masias”.

Lojtari i skadonte marrëveshja e mëparshme në vitin 2027, por tashmë ka nënshkruar kontratë të re deri më 30 qershor 2029.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme