Përmbytjet në Spanjë, anulohet sfida Valencia-Real Madrid

Spanjë | 2 vite më parë

Siç pritej, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë në zonën e Valencias, përfshirë ndeshjen e Real Madridit në La Liga kundër Valencias, janë shtyrë.

Komuniteti Valencias është prekur rëndë nga stuhia “DANA” që ka shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale për shkak të përmbytjeve në rajon.

Nisur nga situata, Valencia kishte kërkuar nga La Liga shtyrjen e përballjes kundër Real Madridit, me ligën që nga ana e tij ia përcjell kërkesën RFEF.

Federata Spanjolle ka konfirmuar se ndeshja, së bashku me disa të tjera që ishin planifikuar të luheshin në rajon këtë fundjavë, nuk do të zhvillohen. Ndeshjet që janë shtyrë janë Villarreal vs Rayo Vallecano, Valencia vs Real Madrid, CD Castellón vs RC Ferrol, CD Eldense vs SD Huesca dhe Levante vs Malaga CF.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme