U zgjodh “Trajneri më i mirë i vitit”, Ancelotti: Falenderoj

Gjatë ceremonisë së Topit të Artë, Carlo Ancelotti u vlerësua si trajneri më i mirë i vitit, duke mposhtur në vota kolegët e shquar si Guardiola, de la Fuente, Scaloni dhe Gian Piero Gaperini.
Megjithatë, trajneri italian nuk ka qenë i pranishëm në festën e organizuar nga France Football dhe UEFA, ashtu si asnjë anëtar i klubit të Realit të Madridit dhe nuk e ka marrë personalisht çmimin.
Arsyeja? Protesta e klubit spanjoll , që vendosi të braktisë eventin për shkak të mosdhënies të çmimit sulmuesit Vinicius.
Përveç dy kampionëve që ishin kandidatë për fitoren përfundimtare, Vinicius dhe Bellingham, as Florentino Perez dhe as Carlo Ancelotti nuk u larguan nga Spanja pasi morën vesh për humbjen në dëm të Rodrit.
Mesazhi i Carlo Ancelottit në rrjetet sociale pas fitimit të çmimit për trajnerin më të mirë të vitit nuk kaloi pa u vënë re. Pasi mungoi në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve, trajneri italian ka postuar këtë mesazh:
“Dua të falënderoj familjen time, presidentin tim, klubin tim, lojtarët e mi dhe veçanërisht Vinicius dhe Carvajal”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




