Në Madrid kërkojnë fajtorët, përgatitësi atletik nën akuzë

Humbja e thellë përballë Barcelonës nuk mund të kalonte pa zhurmë në Madrid. Sipas shtypit spanjoll krerët e lartë të skuadrës kanë drejtuar gishtin nga përgatitësi atletik i ekipit, i cili është njëkohësisht edhe njeriu i besuar i Karlo Ançelotit.
Bëhët fjalë për Pintus, i cili shikohet si përgjegjësi kryesor për kolapsin fizik të skuadrës madrilene në pjesën e dytë përballë Barcelonës.
Mediet spanjolle kanë bërë me dije se ky sulm karshi Pintus nuk është rastësor pasi interpretohet edhe si një sulm ndaj Karlo Ançeloti, i cili ka humbur besimin e Florentino Perez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




