Vigjilja Barça-Bajern, Flik: Bavarezët kërkojnë të dominojnë

Hansi Flik ka dalë sot përpara gazetarëve në vigjilje të ndeshjes mes Barçës dhe Bajernit të Mynihut. Për trajnerin gjerman kjo ndeshje nuk është diçka e re pasi e ka përgatitur një të tillë pak vite më parë kur në stolin e Bajernit shkatërroi Barçën me shifrat 8-2.
“Fitorja e thellë me Bajernin e arritur përballë Barçës është e shkuara. Në Barcelonë asnjë nuk e kujton më dhe të gjithë më kanë pritur shumë mirë”, tregon Flik.
I pyetur mbi llojin e ndeshjes që e pret përballë Bajernit, Flik pranon se ish-skuadra e tij u imponohet rivaleve. “Është ADN-në e Bajernit që të imponohet në fushën e lojës. Stili i tyre i lojës është dominant dhe këtë stil e aplikojnë përballë të gjitha rivaleve”, tregon Flik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




