Ancelotti siguron: Mbappe në 100%, e shikoj të qetë

Skandali mbi rastin e supozuar të sulmit seksual në Suedi nuk duket se e ka shqetësuar Kylian Mbappé, të paktën sipas Carlo Ancelotti. “E shoh afër 100%, është shumë mirë dhe është kënaqësi ta shoh duke u stërvitur”, siguroi trajneri i Real Madridit në konferencën për shtyp.
“Unë nuk jam këtu për të komentuar spekulimet – vazhdoi italiani në përgjigje të pyetjeve këmbëngulëse për lojtarin -. Unë fokusohem në punën që ai bën. E shoh të lumtur, me dëshirën për të dhënë kontributin e tij në skuadër”.
“Ditët e pushimit ishin planifikuar për të dhe më pas të gjithë zgjedhin se çfarë duan të bëjnë – shtoi Ancelotti në lidhje me udhëtimin e francezit në Stokholm –. Unë isha në Londër për dy ditë dhe nuk i kërkova askujt leje. Për më tepër, nuk kemi një agjenci udhëtimesh për të organizuar udhëtimet e lojtarëve”, tha me shaka trajneri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




