Dëmtimi i Alabës shokon Realin, drita në fund të tunelit ende

Spanjë | 2 vite më parë

David Alaba ka shokuar Realin e Madridit. Rikuperimi i austriakut nuk ka shkuar siç duhet. Dëmtimi i ligamentit kruciat anterior nuk ka kaluar pa probleme dhe data e rikthimit në fushë nuk është më ajo e fiksuar pas operacionit.

Sipas “Relevo” Alaba nuk do të rikthehet në fushat e lojës në tetor, por një gjë të tillë do të mund ta bëjë vetëm në janar.

32-vjeçari u dëmtua dhjetorin e kaluar në një ndeshje kundër Vijarealit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme