Nico Williams “injoron” Barçën: I lumtur te Bilbao

Spanjë | 2 vite më parë

Nico Williams, anësori i majtë spanjoll që këtë verë përfundoi në vorbullën e thashethemeve që e panë atë praktikisht të Barcelona me Lamine Yamal, ka mbetur te Athletic Bilbao dhe është i lumtur.

“Jam i lumtur në Bilbao, vendosa të qëndroj këtu. Është e pabesueshme të shohësh se çfarë ndodhi në ndeshjen e Europa League kundër AZ”.

Për Mbappé dhe Dembélé: “Ata janë lojtarë dhe referencë e shkëlqyer për mua. Ata janë unikë, kanë një aftësi të jashtëzakonshme driblimi, shpesh e sjell lojën e tyre në lojën time, përpiqem të kopjoj lëvizjet e tyre. Është mirë të mësoj nga më të mirët”.

Për finalen e Europa League në San Mames në 2025: “Po, do të ishte shumë mirë të fitonim. Për më tepër, finalja është në shtëpi. As që mund ta imagjinoj se si do të ishte Bilbao nëse do ta fitonim atë titull evropian, sepse do ta bënim Athletic edhe më të njohur në mbarë botën”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme