Humbi sezonin, reagon Carvajal: Do operohem, do të kthehem më

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Carvajal, pësoi një dëmtim të rëndë mbrëmë gjatë një përplasje në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Villarrealit.
Carvahal duhet të operohet dhe sezoni për të tashmë është i mbyllur. Vetë mbrojtësi ka reaguar në rrjetet sociale, duke deklaruar se do të kthehet edhe më i fortë:
“Konfirmohet një dëmtim i rëndë në ligamentin kruciat, më duhet të shkoj në sallën e operacionit dhe të qëndroj jashtë fushës për disa muaj. Mezi pres të shërohem dhe për t’u kthyer si një bishë. Ju faleminderit shumë për mesazhet tuaja, ndihem shumë i dashuruar”.
Në një përplasje me Yeremy Pino, spanjolli pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë. Lojtari u largua nga fusha me barelë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




